Për shkak se ekziston bazë për dyshimin e kryerjes së veprës penale “vjedhje të rëndë”, policia në Strugë paraqiti kallëzime penale kundër 29 vjeçarit nga Struga, informohet Struga Ekspres.
I dyshuari kishte kryer krimin më 29 dhjetor të vitit të kaluar në një restorant në Strugë. Ai, me dhunë duke përdorur forcën fizike, ka thyer dritaren, dhe pastaj ka hyr në brendësi të ndërtesës duke qënë së kërkuari, ka marrë një televizor pas së cilës është arratisur.
Me kryrjen e veprës penale, i dyshuari në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar pasuri me vlerë prej 6,000 denarë,njofton zëdhënësi i SPB-Ohër,Stefan Dimoski!
(Struga Ekspres)