Pas shkarkimit të Bilall Kasamit nga pozita e Lëvizjes Besa, me vendim të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa, ushtrues detyre – kryetar i ri i Lëvizjes Besa, u zgjodh deputeti i Besës nga zona 6 dr. Nexhbedin Kahremani.
Doktori i mirënjohur nga Tetova, përpos që gëzon autoritet në qytetin e Tetovës, ai njihet edhe si një ndër personat që me profesionalizmin e tij dhe përvojën shumëvjeçare në lëmin e mjekësisë t’i kontribuoj shoqërisë, mirëqenies dhe humanizmit.
Sipas informatave jozyrtare, të cilat duan të mbeten anonime, marrim vesh që deputeti i Lëvizjes Besa dhe njëherësh ushtrues detyre – kryetar i Lëvizjes Besa, ka vendosur që rrogën e tij të deputetit ta shpërndaj për nevoja bamirësie
Nga po të njëjta burime marrim vesh se Kahremani edhe më herët paskësh kontribuar dhe ndihmuar qytetarët kësaj ane, por ai deri më tani nuk ka dashur që të prononcohet për veprime bamirësie që ka marr dhe kontribuar në shoqëri.