Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNepotizmi vlon në Qeveri, vëllai zëdhënës, motra këshilltare ministri?!

Nepotizmi vlon në Qeveri, vëllai zëdhënës, motra këshilltare ministri?!

Kanë shpërthyer akuza për nepotizëm pasi që janë zbuluar punësime familjare në organet e Qeverisë dhe ministritë. Kjo akuzë ka të bëjë me zëdhënësin e Qeverisë, Mile Boshnjakovski, motra e të cilit është punësuar këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas portaleve maqedonase, Biljana Taneska, motra e zëdhënësit Boshnjakovski është vendosur këshilltare.

Boshnjakovski i pyetur për këtë nuk ka mohuar, por as edhe nuk ka konfirmuar informacionin, por ai ka sqaruar se si zëdhënës nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me emërimet në postet publike.

“Nga ju kam dëgjuar se motra ime është vendosur në funksion. Nuk jam dëgjuar me të. E dij që edhe më pare ka punuar në projekte në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka theksuar Boshnjakovski.

Taneska është modër medicinale, por që më pas ka kryer fakultetin e drejtësisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments