Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVitin e kaluar 777 shtetas nga Maqedonia janë bërë gjerman

Vitin e kaluar 777 shtetas nga Maqedonia janë bërë gjerman

Nga gjithsej 112.300 qytetarë të huaj të cilët vitin e kaluar kanë marrë pasaportën gjermane, 777 prej tyre kanë qenë më parë shtetas të Maqedonisë.

Sipas DW, numri më i madh i shtetasve janë me prejardhje nga Turqia, kurse është rritur numri i serbëve, malazezve dhe kosovarëve të cilët kanë fituar shtetësi gjermane.

Në Gjermani, është viti i katërt me radhë, me të cilin rritet numri i shtetasve të huaj që pranojnë të marrin pasaportën gjermane.

Siç ka njoftuar shërbimi i statistikave të Gjermanisë, në vitin 2012 kanë marrë pasaportën gjermane 112.300 shtetas të huaj, thuajse 5 për qind më shumë se vitin paraprak.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments