Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZhvillimet tek Besa, paralajmërohet parti e re!

Zhvillimet tek Besa, paralajmërohet parti e re!

Lëvizja Besa mund të ndahet në dy parti të ndryshme nëse Gjykata Administrative nuk sjell vendim që kryetari legjitim i kësaj Lëvizjeje të jetë deputeti i Besës Nexhbedin Kahremani, thonë burime të larta partiake brenda Lëvizjes Besa .
Të paktën kjo është njëra ndër opsionet e mundshme në rast se vendimi i Gjykatës Administrative nuk del në favor të mbështetësve të grupit që shkarkuan Bilall Kasamin nga posti i kryetarit. Ushtruesi i detyrës kryetar i Besës Nexhbedin Kahremani shprehet optimist se Gjykata Administrative do të sjellë vendim në favor të tyre.

“Faktet janë në anën tonë, gjithmonë duke u bazuar në numrin më të madh të këshilltarëve mbi 64 këshilltarë, duke u bazuar në numrin më të madh të anëtarësisë e cila është dy herë më e madhe se ato. Deri në këtë moment nuk besoj se Gjykata do të jetë në anën e tyre por nëse vendosin ashtu ekzistojnë rrugë tjera, po prapë do të vendosë kryesia e partisë” – deklaroi Nexhbedin Kahremani, u.d kryetar i Lëvizjes Besa.

Gjatë ditës së djeshme Bilall Kasami deklaroi se Lëvizja Besa funksionon si më parë, me në krye Kasamin si drejtues të kësaj partie. Por nga ana e krahut të kundërt vazhdojnë të këmbëngulin se Kasami tanimë me vendim të Këshillit Qendror të partisë është shkarkuar nga posti i kreut të Besës.

Konkluzion i Këshillit Qendror

“Vendimet e kryetarit për përjashtimin e sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarit organizativ të Lëvizjes Besa nga partia janë kundër-statuore. Kjo u hodh në votim dhe në mënyrë unanime (pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur) u konstatua se ato janë vendime në kundërshtim me statutin”.

Kasami thotë se Besa është një dhe e pandarë. Mbështetësit e Kahremanit poashtu thonë se Lëvizja Besa funksionon si një por e ndarë në dy tabore. Në njërin grup që cilësohen si “krahu i Shkupit” janë deputetët Afrim Gashi, Nexhbedin Kahremani dhe Skender Rexhepi ndërkaq nga ana tjetër në mbështetje të Kasamit janë deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli.

Gjatë ditës së djeshme Kahmremani deklaroi se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij nëse brenda një afati të caktuar nuk dorëhiqet nga posti i deputetit, duke pretenduar se sulmet po vijnë nga ana e mbështetësve të Kasamit. Ky i fundit ndërkohë hodhi poshtë zërat për një gjë të tillë., duke thirrur në bashkëpunim për gjetjen e autorit të kërcënimit.

Ndërkohë që Kahremani poashtu pretendon që edhe takimi mes Zaevit dhe Kasamit që u realizua një ditë më parë, ka ardhur si pasojë e kërcënimeve ndaj tij dhe familjarëve të tij./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!