Një person është lënduar rëndë, ndërsa tetë kanë marrë lëndime më të lehta në pesë prej gjithsej shtatë aksidenteve të regjistruara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e kaluara. Dy aksidente janë me dëm të evidentuar material, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Policia e trafikut i ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar në shenjat e komunikacionit. Nga komunikacioni janë përjashtuar 16 shoferë, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 14 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar edhe katër shoferë për kalimin në udhëkryq në semafor të kuq dhe nga dy për tejkalim dhe rreshtim jo të drejtë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 11 automjete me afat të skaduar të lejes për qarkullim, të paregjistruara, për stërngarkim dhe për parregullsi teknike…
Për shkak të parkimit jashtë normave me automjetin special “karrotreci” janë mënjanuar 79 automjete.