Propozim ligji i ri për pirje të duhanit parashikon që duhanpirësit lirisht të thithin duhan jashta objektit afarist, sikurse terasa, obore,transmeton Express.
Propozim ligji është vënë në rend dite për diskutim nga deputetët.
“Pirja e duhanit jashta objektit do të lejohet pamarparasysh motit. Ne vetëm jemi duke ndërhyrë në këtë pjesë pasiqë nuk ishte e saktësuar saktë dhe veprimi në këtë drejtim ishte lënë që të vendoset nga organet shtetërore”, ka thënë deputetja e LSDM-së Ivana Tufekxhiq.(Struga Ekspres)