Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev merrë pushtetin fal votave dhe deputetëve shqiptar

Zaev merrë pushtetin fal votave dhe deputetëve shqiptar

Edhe pse lideri i LSDM-së kishte siguruar 67 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për të formuar Qeverinë, Presidenti Ivanov me 1 mars ka përsëritur prap qëndrimin e tij që mos të ia jep mandatin Zoran Zaev. “Platforma është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë që të mos ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, tha kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, në konferencën për shtyp.

Ivanov tha se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.

“Në vend që ta hedhin poshtë, disa menjëherë filluan që me atë të tregtojnë. Për të ardhmen e shtetit nuk mund të diskutohet. Pranimi i platformës së huaj është e dënueshme. Nga faktori ndërkombëtarë pres që ta dënojë të njëjtën”, tha Ivanov, duke shtuar që “qytetarët le të flenë rehat pasi që ai nuk do t’ia jep mandatin Zaevit”.

Më 1 ma Shkupin e viziton zv/asistenti i Sekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës qendrore dhe Evropës qendrore-jugore Hojt Ji. Vizita e tij vjen pas porosive të drejtpërdrejta të Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësi i të cilit në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e Qeverisë. DASH gjithashtu tërhoqi vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ishte mandatari i parë, në histori që i kërkohet që të garantojë unitetin dhe sovranitetin e shtetit.

Pasi i ka nënshkruar garancat, ai më 17 maj ( mërkurë) e mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov.

Presidenti Gjorge Ivanov, i dorëzoi mandatin për formim të qeverisë e re Zoran Zaevit, duke theksuar se i jep mandatin Zaevit, i cili ka siguruar shumicë parlamentare pas çka ishin tejkaluar të gjitha pengesat dhe pasi Zaev i ka premtuar Ivanovit se do ta hedh poshtë të ashtuquajturën “Platformë nga Tirana” si kusht për formimin e qeverisë së re.

“Pengesat për të formuar Qeveri janë hequr. Sot ne i afrohemi plotësimit të nenit nga Kushtetuta për të përcaktuar një mandatar për të formuar Qeverinë”, tha në fjalimin e shkurtës presidenti Ivanov.

Ndërsa Zaev tha se siç edhe kishte premtuar para qytetarëve, dhe para Ivanovit, dhe siç edhe ishte shkruar në letrën, të cilën e kishte dorëzuar në Kabinetin e kryetarit. Ai gjithashtu ka potencuar se dy pengesat për caktimit të mandatarit, janë hequr.

“Së pari, ne garantojmë unitetin, sovranitetin, integritetin territorial, pavarësinë dhe munltietnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Garantoj tërësinë territoriale të vendit, rregullimin kushtetues të shtetit, si dhe ruajtjen e interesave shetërore.

Garantojmë se proceset e vendimmarjes për qytetarët do të jenë në përputhje me sundimin e së drejtës, dhe nuk do të ketë varësi të Maqedonisë nga ana e asnjë shteti tjetër. Asnjë dokument, deklaratë, platformë, akt i cili do të jetë në kundërshtime qëndrimet e lartpërmendura nuk do të jenë kushte dhe baza për veprimin e qeverisë së Maqedonisë”, tha Zaev gjatë marrjes së mandatit.

Zaev është mandatari i parë që i është kërkuar garanca për mbrojtjen e shtetit.

Mandatari Zaev arriti akord me partitë shqiptare për formimin e Qeverisë së Maqedonisë dhe më 1 qershor, pas 11 vjet qeverisjeje me Maqedoninë, ka rënë pushteti i Nikolla Gruevskit të VMRO DPMNE-së i përballur me akuza të shumta si nga brenda ashtu edhe jashtë vendit, për qeverisjen autoritare me vendin, e në veçanti për ngjarjet e fundit të dhunshme në Kuvend. Me 62 vota për, 5 abstenime dhe 44 vota kundër, Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re që do të drejtohet nga kryeministri, Zoran Zaev dhe qe perbehet nga tri subjekte politike, Lidhja Sociale-Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët. Partitë shqiptare do të drejtojnë shtatë ministri, ndërsa do të kenë edhe dy poste të zëvendëskryeministrave si dhe kryetarin e Kuvendit. Zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar i parapriu një debat i ashpër dyditor mes deputetëve të shumicës së re dhe VMRO-së opozitare të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Kreu i ri i Qeverisë, Zoran Zaev, tha se kabineti i tij do të do të punojë për kthimin e normalitetit në vend, sundimin e ligjit dhe të shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik si dhe integrimin euroatlantik të vendit. Ndërkohë, ish-kryeministri, Nikolla Gruevski në paraqitjen e tij para votimit të Qeverisë drejtoi kritika të ashpra ndaj kabintetit të ri të Zaevit duke e vlerësuar si rrënues të asaj që është arritur në Maqedoni gjatë qeverisjes së partisë së tij me Maqedoninë. Gruevski kërkoi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare meqë sipas tij eshtë shkelur vullneti i qytetarëve që e nxori partinë e tij fituese të zgjedhjeve të 11 dhjetori të kaluar. Ai foli edhe për raportet ndëretnike duke thënë se VMRO-ja dhe ai personalisht asnjëherë nuk kanë bërë ndarje etnike duke i quajtur pretendimet e tilla si perceptime të gabuara. Gruevski tha se pas presioneve të shumta nga populli, Zaev u detyrua që para se të merrte mandatin të jepte garanci se do të heqe dorë nga ajo që njihet si “Platformë e Tiranës”. Qeveria e re u votua më shumë se pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor. Fituese e zgjedhjeve ishte VMRO-ja me dy deputet më shumë se LSDM-ja, por lideri i saj Nikolla Gruevski siç potencuam më pare nuk arriti të formojë qeverinë për shkak se nuk gjeti partner tek partitë shqiptare por edhe për shkak të rezultatit të ngushtë zgjedhor.

Qeveria Zaev hartoi planin reformator i njohur si plani 3-6-9. Nga Qeveria thonë se ky plan do të jetë parakusht për antarësimin në BE e NATO.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!