Saktësisht në mesnatë, në Manastir kanë lindur bineq të gjinisë mashkull dhe janë fëmijët e parë të lindur për këtë vit, transmeton Express.
Sipas mjekëve, pas tyre kanë lindur edhe dhjetë fëmijë tjerë. Në Kumanovë kanë lindur katër fëmijë. I pari quhet Erion dhe kishte 3,4 kilogram, 51 cm i gjatë.
Në Strugë, fëmija i parë i lindur është mashkull, ndërkaq pas tij u lindën edhe tre të tjerë.
Në Gostivar, fëmija i parë i lindur në vitin 2018 është vajzë, me peshë prej afër 4 kg dhe gjatësi 54 cm. Fëmija i parë në Çair është Davidi i cili mori disa dhurata nga kryetari i komunës, Visar Ganiu.