Fëmija i parë i lindur në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të përgjithshëm në Strugë është djalë i lindur vetëm 30 minuta pasi kishte hyr viti 2018,shkruan Strugalajm.com.
Sipas shefit të Repartit Obstretiko-Gjinekologjik në Spitalin e Strugës Muhamed Asani fëmija i parë ka lindur në ora 00:30 me peshë prej 3.250 kg, . Këtë djalë në jetë e ka sjellur në jetë një nënën nga Struga .
Nga reparti i gjinekologjisë në Strugë, pohuan se fëmija si dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën përkujdesjen mjekësore.