Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, është prononcuar për mediumet pas votimit të Venko Filipçes për ministër të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm. Sela ka thënë se Aleanca mbetet në qeveri deri sa të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve. I pyetur nëse Aleanca do të pranojë postin e zëvendës kryeministrit për reforma, Sela e quajti sërish këtë post si post zëvendëskryeministri për burek dhe tha se atë ia jep Ali Ahmetit dhe BDI-së.