Në një aksident që ka ndodhur mbrëmë pas orës 3 të mesnatës në shkollën fillore Koço Racion në Shkup, ka humbur jetën 23-vjeçari nga Shkupi, ndërsa bashkëmoshatari I tij është në rrezik për jetë.
D.S (23) nga Shkupi duke drejtuar makinën BMË me targa të Shkupit ka goditur shtyllën në bulevardin Nënë Tereza.
Bashkudhëtari A.N (23) ka përfunduar me lëndime të rënda trupore. Të dy janë dërguar në Qendrën urgjente, ku rreth orës 3 e 50 minuta D.S ka humbur jetën, ndërsa A.N ende është në gjendje të rëndë.