Janë një numër i madh i mërgimtarëve që për fundvit vendosin që të vijnë në gjirin familjar për të pritur ndërrimin e motmoteve.
Ata ndonëse janë të detyruar të presin me orë të tëra në kolonë nëpër shtetet e ndryshme në të cilat kalojnë për të hyr në Kosovë, tani kanë edhe një tjetër brengë.
Sipas disa burimeve të Indeksonline, brenda kësaj jave janë plaçkitur disa mërgimtarë pasi kanë hyr në territorin e Kosovës.
“Kur mërgimtarët ndalen në restaurante apo pompa të derivateve për të blerë ndonjë gjë, kur dalin jashtë i shohin veturat e thyera, në të cilat u mungojnë gjësendet e tyre”, ka thënë ai.
Prandaj, apelohet te mërgimtarët që të tregohen më të kujdesshëm kur ndalen në Kosovë pasi të kalojnë kufirin, pasi që hajdutët po qarkullojnë në atë pjesë dhe po shfrytëzojnë rastin të plaçkisin mërgimtarët e t’ua thyejnë veturat. /Indeksonline/