Kanë arritur në Kuvend emrat e ri me të cilat do të kompletohet Qeveria e Maqedonisë. Në letrën e kryeministrit Zaev, drejtuar Kuvendit, propozohet që ministër i ardhshëm i shëndetësisë të jetë Venko Filipçe, duke refuzuar kështu edhe njëherë propozimin e Aleancës për Shqiptarët.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të vendos Aleanca për Shqiptarët do të mbetet në Qeveri apo do të del prej saj, ndërsa gjithçka do të dihet nesër, kur Aleanca do të mbaj mbledhjen e saj.
Ndryshe vendin e Visar Ganiut si zv/ministër i arsimit do ta plotësoj Arbër Ademi.
Aksel Amedovski do të jetë ministër pa resor i ngarkuar për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni.