Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇfarë po ndodh mes Aleancës dhe LSDM-së? Nuk dorëzohet Ziadin Sela

Çfarë po ndodh mes Aleancës dhe LSDM-së? Nuk dorëzohet Ziadin Sela

Nga LSDM nuk heqin dorë që posti i ministrit të shëndetësisë ti takojë atyre. Kjo parti tashmë ka propozuar kandidatin e saj për ministër, Venko Filipçe që pritet vetëm të shkojë në Kuvend.

“Ne si parti kemi vendosur që ky post të na takoj dhe se ASH-së ti jepet posti i zv/kryeministrit. Ky është qëndrimi i fundit dhe nuk vlerësojmë se do të ndryshojë”, theksuan në LSDM.

Por nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev po insiston që të gjejë kompromis me kreun e ASH-së, Ziadin Sela që mos të largohet nga Qeveria.

Nga takimi i djeshëm nuk pati zhvillime të reja, pasi që Sela tha se ministria e shëndetësisë i takon atyre, ndërsa për këtë situatë të krijuar akuzoi BDI-në për presion ndaj kryeministrit.

“Qëndrojmë në pozicionet që i kemi pasur. Marrëveshja është arritur atëherë dhe Aleancës për Shqiptarët i takon ministria e Shëndetësisë. Për sa kohë kemi udhëhequr kemi treguar sukses dhe nëse dikujt i pengon kjo le të dalë dhe ta thotë se i pengon suksesi dhe janë për kaos. Ministri të stisura si ajo e tipit për reforma natyrisht që për ne janë të papranueshme. I dhashë propozim kryeministrit që të bëj edhe një zëvendëskryeministër për të dërguar byrek ministrave dhe atë post ia jap me kënaqësi BDI-së sepse dinë ta bëjnë këtë punë. Ali Ahmeti është i gatshëm që Shëndetësinë më para ta marrë Zoran Zaevi apo LSDM-ja se sa ta mbaj ASH-ja ose shqiptarët- deklaroi kryetari i Alenacës për Shqiptarët Zijadin Sela.

Kabineti i Kryeministrit njofton atë që paraprakisht Sela e tha për media, se për partinë e tij nuk pranon post të Zëvendëskryeministrit për reforma. Megjithatë kumtimi kaq i shkurt i Qeverisë lë të kuptohet se Zaev dhe LSDM-ja nuk kanë ofertë tjetër për Selën dhe Aleancën për Shqiptarët.

Ne takim Sela njoftoi se Aleanca për Shqiptarët nuk e pranon ofertën për Zëvendëskryeministër për reforma- thuhet në kumtesë.

Ndërkohë amullia vazhdon. Të dyja palët protagoniste nuk njoftojnë se çfarë do të ndodhë më tej me Qeverinë, informon Alsat-M. Propozimet në Kuvend do të dërgohen si pako, por sipas situatës aktuale edhe pse seanca për votimin e tyre është caktuar për 25 dhjetor, nuk përjashtohet që e njëjta të shtyhet deri në pastrimin e dilemave mes Aleancës për Shqiptarët dhe LSDM-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!