Ali Ahmeti në emisionin CLICK Plus në Tv21 u shpreh se Zaev është më komunikativ, dhe se më lehtë mund të arrihet deri tek një marrëveshje që ka të bëjë me aspektin nacional. Ai shpreson që ato marrëveshje të respektohen në të ardhmen, pasi partneriteti vetëm kështu ka jetëgjatësi.
“Gruevskit i kam thënë të ketë kujdes në raport me shqiptarët. Ai e ka mbyll kapitullin e vet në politikë. Marrëveshjet që janë bërë me Gruevskin janë respektuar”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se BDI-së i intereson një VMRO e konsoliduar dhe jo një VMRO e përçarë, sepse nuk do të ndihmonte proceset në vend.