Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTaravari: LSDM-BDI po funksionon si VMRO-BDI!

Taravari: LSDM-BDI po funksionon si VMRO-BDI!

Neurokirurgu Venko Filipçe pranon të marrë timonin e shëndetësisë. Vlerëson se është i gatshëm të kryejë detyrën e ministrit, raporton telma. Nuk zbulon se kur i është ofruar posti, por është kategorik se do ta shfrytëzojë kapacitetin e plotë profesional.
“Sfidat në shëndetësi janë të mëdha, jam i njoftuar në mënyrë të detajuar me të gjitha problemet dhe nevojat e institucioneve, personelit dhe qytetarëve. Periudhën e kaluar si këshilltar i kryeministrit për shëndetësi, kisha rastin të jem në rrjedhë me të gjitha proceset e zgjidhjes së problemeve në sektor. Vendimin do ta sjellë kryeministri, kurse do ta vërtetojë Kuvendi i RM-së, pas marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit “, thotë Filipçe.

Është evidente se Aleanca për Shqiptarët del nga resori i shëndetësisë, por mbetet në qeveri. Janë të dëshpëruar që informacionin e kanë kuptuar nga mediumet, mirëpo hapin e ardhshëm që do ta ndërmarrin si parti, varet nga takimi i ardhshëm dhe vendimtar me kryeministrin Zaev. Ish ministri i shëndetësisë Arben Taravari, në deklaratën për Telma, akuzon se LSDM dhe BDI kanë filluar të funksionojnë sikurse VMRO dhe BDI në qeverinë e kaluar. “Për fat të keq nuk ka kurrfarë komunikimi me binomin LSDM-BDI, të cilët kanë filluar të funksionojnë ngjashëm sikurse VMRO dhe BDI. Ne si parti e tretë që ishim pjesë e qeverisë, nuk kemi kurrfarë informacione edhe pse mendoj se do të ishte korrekte dhe njerëzore që së paku të informohet partneri i tretë i koalicionit se çka po ndodh dhe cilat janë planet e ardhshme. Pas takimit të fundit, z. Zaev u pajtua që ministri i ardhshëm të jetë nga radhët tona”, thotë Taravari.

Sipas Tv Telma, Aleancës tani i mbetet vendi zëvendës ministror në Ministrinë e arsimit, ose ministri pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments