Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZyrtare: ASH ngel pa Ministrinë e Shëndetësisë

Zyrtare: ASH ngel pa Ministrinë e Shëndetësisë

“Venko Filipçe është propozimi nga radhët e LSDM-së për ministër të ri të Shëndetësisë që do të dorëzohet në Kuvend”, kështu deklarojnë nga Qeveria, në lidhje me zëvendësimin e vendit të zbrazur të Shëndetësisë, prej kur Arben Taravari u bë kryetar i Gostivarit.
Nga Qeveria gjithashtu konfirmojnë se Ziadin Selës i është ofruar një vend zëvendësministri në Qeveri në këmbim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe po pritet përgjigje nga ai.

Në lidhje me atë se kur do të dorëzohen emrat në Kuvend, nga Qeveria për Portalb.mk, thonë se presin që të marrin përgjigje nga Sela, si dhe nga PEPR dhe BDI, të cilët duhet të propozojnë dy ministra pa resor që më pas t’i dorëzojnë të njëjtat si pako në Kuvend.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments