Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiJetona Selimi :Me polici na u ndalua të futemi në Komunën e...

Jetona Selimi :Me polici na u ndalua të futemi në Komunën e Strugës

Jetona Selimi në një reagim deri te Strugalajm.com denoncon se ajo bashkë me një kolegun e saj të punësuar në Komunën e Strugës, të cilëve para disa ditëve u është komunikuar pezullim nga ana autoriteteve komunale, në mënyrë antiligjore u është ndaluar sot të futen në godinën e Komunës së Strugës.Selimi sqaron se ajo bashkë me kolegun e saj të punës, vendimin e kanë ankimuar në Agjensionin për Punësim që do të thotë se vendimi i Komunës nuk është i plotëfuqishëm dhe si i tillë është antiligjor dhe nuk është përfundimtar.Selimi, informon se ata u ndaluan të futen në Komunë nga një person i cili nuk është i punësuar në Komunë, i cili u prezantoi një shkres pa vulë dhe vetëm në gjuhën maqedonase.’’Një person që ne e njohim që nuk është i punësuar në Komunë, na prezanton një shkresë në gjuhën maqedonase dhe pa vulë duke na thënë se duke qënë se jeni të pezulluar, shkarkuar nga vendi i punës dhe nuk keni të drejtë të futeni në godinën e Komunës së Strugës.Ne normalisht këtë vendim e kundërshtuam dhe në ndërkohë vjenë policia të cilën e kishte thirrur Komuna e Strugës.Pas këtij momenti ne dham versionin tonë të ngjarjes dhe arkivum faktin që Komuna e Strugës na ka ndaluar futjen në godinën administrative.Padyshim, që ne do të ndjekim anën ligjore për cënimin e të drejtës elementare sic është e drejta e punësimit’’përfundon Selimi.(Strugalajm.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!