Kreu i RDK-së, Vesel Memedi sot përmes një konference me gazetarët ka paralajmëruar se do të sqarojë pozicionin e tij në Qeveri pas zërave dhe akuzave të ndryshme ndaj tij.
Ai i pyetur dje për të shprehur qëndrimin e tij politik lidhur me zhvillimet aktuale dhe votimin e plotësimit të vendeve vakante në Qeveri, ka theksuar se këtë do ta shprehë përmes një konference me gazetarët që do ta organizojë në Kuvend.
Përgjigja e Memedit do të jetë edhe në adresë të ASH-së dhe liderit të saj Ziadin Sela, i cili nga SHBA ka theksuar se ai tashmë ka kaluar në BDI dhe nuk është pjesë e ASH.
Në Qeverinë aktuale, RDK e Memedit ka ruajtur postin e ministrit të Pushtetit Lokal, derisa sipas kalkulimeve të lansuara nga LSDM, ASH ka ngelur pa asnjë resor ministror, vetëm me një post të zv/kryeministrit për reforma./Gazeta Express/