Biznesmeni Shefki Haliti ka dhënë detaje lidhur me vilën e djegur mbrëmë në Matkë të Shkupit dhe pronarin e saj. Ai ka qëlluar afër, sepse ka vilën e tij aty dhe përshkruan momentet dramatike që kanë ndodhur në ora 2 pas mesnatës.
“Meqë TV në Shkup nuk e lajmeruan një lajm të hidhur, jam i detyruar un të lajmëroj opinionin se natën qe kaloi ndodhi një ngjarje tragjike – u dogj deri ne themel një vile ne lagjen turistike “Matka” të Shkupit, pronë e shkupjanit Isa Elezi dhe tre vëllezërve të tij nga Shkupi.
Meqë edhe une jam afër tyre me shtëpi dhe banim, shumë u tronditëm kur papritmas në orën 02 ne mesnate pame stuhi zjarri ne vilen e isa elezit. ashtu i tronditur lajmërova policinë, zjarrfiksat dhe pronarin Isain.
Zjarrfikësat nga lagja Gjorçe Petrov e Shkupit erdhen pak me vonese prej gjysem ore dhe intervenuan menjehere por vila u dogj ne tërësi.
Fale ndërhyrjes se zjarrfiksave shpëtoi pa u dëmtuar shtëpia – vila ime dhe njëkohësisht vila tjetër e komshiut qe ishte pranë.
Fotot e zjarrit janë Sham tronditëse dhe nuk po i lëshoj?”, ka shkruar biznesmeni Shefki Haliti në facebook.