Wednesday, October 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDy policë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në spital

Dy policë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në spital

Në premten rreth orës 23 e 30 minuta polici me iniciale I.D. nga Stacioni policor në Manastir, në SPB-në e Manastirit ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 21 e 45 minuta në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Manastir, duke vozitur veturën e tij “Audi”, është ndalur nga dy policë tjerë me iniciale B.B. dhe A.J. poashtu nga policia e Manastirit, të cilët me veturë private Citroen kanë kryer detyra zyrtare.

Paraprakisht ata kanë vozitur pas tij dhe i kanë dhënë sinjal me drita që të ndalet, kurse në momentin kur në udhëkryq ka dashur të kthejë majtas dy policit tjerë ia kanë penguar rrugën. me këtë rast, duke tentuar të legjitimohet para inspektorëve të cilët i ka njohur personalisht dhe duke dashur t’u tregojë se edhe ai është polic, inspektori me iniciale V.B. e ka nxjerrë nga vetura, duke i thënë se për momentin janë duke krye obligime zyrtare dhe e ka shtyrë kah vetura dhe sipas tij, e ka goditur njëherë.

Menjëherë pas kësaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Polici I.D. ngjarjen e ka paraqitur në polici dhe për lëndimet e marra ka ofruar edhe dokumentacion mjekësor, shkruan Gazeta Lajm.

Nga ana tjetër inspektorët V.B. dhe A.J. në ora 1 e 30 pas mesnate në SPB-në e Manastirit kanë denoncuar vepër penale “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e shërbimeve zyrtare” për rastin e njëjtë. Sipas tyre, deri sa kanë lëvizur në drejtim të vendit ku ëhstë dashur të veprojnë për rast tjetër, ata fillimisht janë penguar ta parakalojnë veturën Audi, e pastaj u është penguar rruga te udhëkryqi në fjalë. Ata kanë mohuar se kanë kryer sulm fizik ndaj policit. Për këtë rast është njoftuar Prokurori publik dhe Sektori policor për kontroll të brendshëm në Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments