Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAvokati i rastit Monstra: Prokuroria ka sjellë dëshmitarë të rrejshëm

Avokati i rastit Monstra: Prokuroria ka sjellë dëshmitarë të rrejshëm

Avokati i rastit “Monstra”, Naser Raufi, në emisionin “Pa teklif” ka sqaruar se si prokuroria manovroi që me dëshmitarë të rrejshëm dhe pa prova të fajësojë të akuzuarit për këtë rast.
Ai thotë se vihet në diskutim se vallë a ekziston vërtetë vetura ku supozohet të jetë marrë ADN-ja, pasi për një informacion të tillë, i pasigurtë ishte vet eksperti që ishte marrë me këtë rast.

Raufi nuk ka dyshim se ky rast është i montuar dhe i kryer nga shërbimi sekrete, sepse vet 4 dëshmitarët që prokuroria i propozoi, përshkruajnë të kenë parë persona me fiziononmi krejt tjetër prej të akuzuarve.

Madje ai thotë se po t’u kushtohet vëmendje ngjarjeve, para se të ndodhte vrasja e pes fishtë në liqenin e Smillkovës, ka indikacione se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Monstra” që të dënuarit të lirohen, ndërkaq 2 herë në javë të paraqitje në Gjykatë.
“Të akuzuarve A.I., F.A. H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!