Në takimin e parë të përbashndërqeveritar mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, kryeministri Edi Rama theksoi se mbetet me rëndësi implementimi i dygjuhësisë nga Maqedonia, përmes shtrirjes së gjuhës shqipe në të gjithë vendin.
“Shpresoj që ligji për shtrirjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt.
Alfabeti i manastiritt duhet të transformohet si një qendër kulturore dhe artistike. Simbolika flet shumë për të gjithë sëbashku.
Ne kemi punuar dhe do të punojmë për mirëqenien dhe për sigurinë e plotë të potencialit të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Miratimi i ligjit të ri, qeveria ka përmbushur një hap madhor në drejtim të respektimit të pakicave në të gjithë territorin.”, tha Rama./Albeu