Autorë të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e F.H (45) nga Gostivari dhe kanë marrë disa stoli ari me vlerë prej rreth tre mijë euro.
Sipas SPB Tetovë, vjedhja ka ndodhur dje në një shtëpi në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, mes orës 11 e 30 minuta dhe orës 23 e 30 minuta.
Policia punon në zbardhjen e tërësishme të rastit dhe për zbulimin e autorëve.