Arrestohet shtetasi i Maqedonisë me euro false

0
37
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në Gjilan dje është arrestuar një shqiptar, shtetas i Maqedonisë, të cilit i janë gjetur 400 euro para false, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, shtetas i Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 4 x 100€ që dyshohet të jenë të falsifikuara”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë pk.