Një 25-vjeçar është shtruar në spital pasi dyshohet se është droguar dhe përdhunuar nga tri gra në Afrikën e Jugut.
I riu ishte duke bërë autostop në zonën Polokuane, kur tre gra të moshës së mesme, sipas përshkrimit të tij, ndaluan me makinë dhe i ofruan ndihmë që ta shoqëronin.
25-vjeçari hipi në makinë dhe pak pas kësaj thotë se e pa veten nën grykën e pistoletës dhe u detyrua që të konsumonte një gotë me substanca “të çuditshme”, që e bënë të humbiste kontrollin raporton Daily Mail, përcjell bw.
Pas kësaj, ai thotë se është përdhunuar nga të trija gratë, që më pas e kanë “hedhur” në cep të rrugës. Më pas ai i është drejtuar stacionit të policisë ku bëri dhe denoncimin.
Ky nuk është përdhunimi i parë i meshkujve në rajonin Limpopo të Afrikës së Jugut.
Në muajin maj një 23-vjeçar denoncoi tri femra që e përdhunuan për tri ditë me radhë.
Ai tha se e detyronin që të konsumonte pije energjike vazhdimisht gjatë pengmarrjes.
Në korrik, një mësues u rrëmbye po nga tri gra të armatosura, ndërsa në shkurt një tjetër mësues denoncoi se katër gra e kishin përdhunuar.
Policia vendase dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin grup femrash.