Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFormatim i qeverisë, Zaev dhe Ahmeti diskutojnë pa Selën

Formatim i qeverisë, Zaev dhe Ahmeti diskutojnë pa Selën

“Janë kryer ata punë mes Ahmetit dhe Zaevit”, tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së.
Derisa Sela po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy partneret tjerë të koalicionit, Zaev dhe Ahmeti, sipas Artan Grubit, e kanë kryer punën e formatimit të qeverisë. Shefit i kabinetit të kryetarit të BDI-së, nuk dha detaje tjera për përmbajtjen e marrëveshjes, por burime partiake thonë që ndryshimet më të mëdha do të ndodhin në resorët që udhëhiqen nga kuadro të BDI-së. Ministri i drejtësisë, Bilen Saliu, thotë që vendimi se kush do të jetë pjesë e ekzekutivit nuk varet nga ai, por është vendim politike të cilin duhet ta sjellin liderët e partnerëve të koalicionit.

“Sa iu takon ndryshimeve eventuale për të cilat po flitet në opinion, kjo është pyetje që është kryekëput politike dhe për këtë do të marrin vendimet liderët politik”, tha Bilen Saliu, Ministër i Drejtësisë.

Përveç Ministrisë së Drejtësisë, mund të ketë ndryshime edhe në atë të ekonomisë, si dhe në dy postet e zëvendëskryeministrave që i udhëheqin kuadro të BDI-së. Kryeministri Zoran Zaev, ditë më parë tha se nuk planifikohet rikonstruim i qeverisë dhe se po bisedohet vetëm për postin ministrit të shëndetësisë, por qeveria e udhëhequr nga ai sot mbeti edhe pa një ministër. Ministri pa resor, Samka Ibrahimovski do ta zë vendin e Vasko Kovaçevskit në kuvend, kurse ky i fundit do të kalojë në REK MANASTIR. I pyetur se këto lëvizje a do të thonë se megjithatë do të ketë formatim të qeverisë, Kovaçevski shkurt tha se nuk përjashtohet as kjo mundësi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ministria e shëndetësisë, por megjithatë, konsideron se tema e formatit qeverisës është e imponuar që të harrohen kërkesat që dalin nga Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare. Sela e tha qartë, nëse partitë tjera të koalicionit e duan ministrinë e shëndetësisë, do të duhet të formatohet e gjithë qeveria.

“Ne kemi ngulur këmbë që ta mbajmë ministrinë e shëndetësisë. Aleanca për Shqiptarët nuk ka përse të bëj përjashtime nga partnerët tjerë të koalicionit. Ne do të pranojmë në qoftë se ka rikonstruim të qeverisë, do të duhet të gjithë qeverisë. Dhe nuk ka përse vetëm ministri i Aleancës të ndryshohet me ndonjë pozicion tjetër”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela pranoi pas zgjedhjeve lokale marrëdhëniet mes partive shqiptare nuk janë të mira, gjë që i konfirmon informatat se partia e Ahmetit nuk do ta voton ministrin e shëndetësisë, nëse ai vjen nga Aleanca.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!