Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionIDRIZOVA,GOLI OTOKU I MAQEDONISË

IDRIZOVA,GOLI OTOKU I MAQEDONISË

Më dukeshin si Rojet e mjegullës,sepse mjegulla atë ditë si për çudi ishte aq e dendur sa që më dukej sikur isha futur në një tunel të pakthim.Pikërishtë ishin ata gardianët apo xhandarët që po rrinin tek porta e burgut më të madh në Maqedoni,dhe po mbanin rendin,kontrollonin vizitorët që kishin ardhur për ti parë të afërmit e tyre që po vuanin dënimin në këtë burg,edhe unë kisha ardhur për vizitë tek një shok i imi. I kontrollonin vizitorët që të mos fusin ndonjë send të ndaluar psh.celular etj,kurse në realitet,çdo i burgosur që kishte mundësi financiare e kishte nga një të tillë.
Mbrenda mureve të atyre ndërtesave dhe nga dritaret që bartnin me vete aq shumë kujtime të hidhura për shqiptarët, gjuhë zyrtare ishte Shqipja.Shqipja ishte gjuhë zyrtare në dhomat e burgut të Idrizovës.,,POLITIKAN TË NDERUAR,,ua kemi dhënë votat që të na mbroni të drejtat tona dhe juve keni mbi populluar burgjet me shqiptar.Shqip flisnin dritaret njëra me tjetrën,ishte ky njëfar komunikimi mes të burgosurve.
Akoma historia po vazhdon të jetë edhe sotë e kësaj dite e njëjta si në vitet 1951 ku pikërisht në këtë burg u vra në rrethana misterioze dhe të pasqaruara deri më sotë edhe gjyshi im Kurtishi si armik i pushtetit të atëhershëm.Akoma nga dritaret ndëgjohej vetëm gjuha shqipe,dhe veshët më uluronin ,më bëhej sikur ndëgjoja zërin e tij,dhe një ndjenjë më ngërtheu dhe më preu për një çast frymëm,spo merrja frym,pak nga emocionet pak nga mjegulla.
Eh more popull i pa fat përse dita të bëhet natë,përse të vritet,të burgoset të largohet rinia???!!
Përparim Istrefi
Veleshtë Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!