Tuesday, March 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa pse u ndërpre rrjeti i operatorit VIP

Ja pse u ndërpre rrjeti i operatorit VIP

Përmes rrjetit të operatorit celular OneVip pasdite për disa orë nuk ka mundur të realizohet thirrje, e as të kesh qasje në internet.
Nga OneVip informojnë se për shkak të ndërprerjes së lidhjeve kryesore optike janë përballur me problem global, i cili është manifestuar me pamundësinë për të realizuar thirrje dhe problem me shfrytëzimin e internetit.

“Pas intervenimit të shpejtë të ekipeve të OneVip shërbimet folëse për shfrytëzuesit funksionojnë pa pengesa dhe janë kthyer në normale. Për momentin intensivisht punohet në largimin e vështirësive me përdorimin e shërbimeve të internetit”, informojnë nga OneVip.

Nga Kontakt qendra e Agjencisë për komunikime elektronike, thonë se operatori është i obliguar ta njoftojë trupin rregullator për arsyet për ndërprerje në rrjet në afat prej 24 orëve.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments