Personazhi i rradhës që i shkuam për vizitë është ndër ata që më së shumëti i ka thënë mirëmbrëma Taravarit, është nga ata të rrallët që fjalën nuk do e linte pa e thënë edhe përkundër rrethanave, madje është edhe ndër më të rrallët, pasi jo çdokush e ka fatin të fitojë banesë përmes një loje shpërblyese gjë të cilën as ajo vet nuk e ka besuar për orë të tëra, madje na rrëfeu se ka pire edhe qetësues për ta marrë veten nga një befasi e till. Këtë bisedë pa doreza e zhvilluam në ambientin e ngrohtë të apartamentit të saj. Pavarësosht se e vizituam kur sapo ishte kthyer nga puna, ishte kujdesur që mysafirët të mos ia gjenin banesën rremujë, madje përpos kafes u ofrua të na përgatis edhe kungull, por kjo mbeti të bëhet në vizitën e ardhshme sepse koha nuk na premtonte.
Anita Latifi