Pas dëbimit të sotëm të disa shtetasve maqedonas nga Leipzigu i Gjermanisë, është pronocuar në mënyrë kritike zëdhënësja e politikës gjermane për migrim e fraksionit të Aleancës 90/Të gjelbrit, Petra Cagalj Sejdi:
„Edhe sot nga Leipzigu janë shkyçur nga përditshmëria gjermane disa persona dhe janë dërguar në një të ardhme të paqartë. Në mesin e tyre edhe një infermiere për përkujdesje të pleqve, e cila përkundër angazhimit të saj të madh në profesion, nuk i është dhënë leja profesionale e qëndrimit nga autoritetet për të huajt të Leipzigut“.
„Politika e dëbimit nuk ka interesim për integrim e as për punëmarrësit. Edhe në profesionet në të cilat mungon kuadër punues, si psh përkujdesja ndaj pleqve, nuk i jepet kujdes sa duhet situatës“, ka pohuar politikanja gjermane për „l-iz.de“.
Në vend se punëdhënësit të investojnë tek të refugjatët e rinj për të siguruar fuqi të punës, ata pengohen në këtë drejtim. Ata mbështeten vetëm sipërfaqësisht.
Në profesionet, siç është përkujdesja ndaj pleqve, kompanitë e kanë shumë vështirë të sigurojë fuqi punëtore të përshtatshme. Në mesin e refugjatëve të rinj me vendbanim në Leipzig, ka pasur edhe të rinj, të cilët kanë qenë të gatshëm të trajnohen për një profesion të tillë.
Për fat të keq, rastet si dëbimi i sotëm dëshmojnë se investimi në staf të përshtatshëm me prejardhje migrimi është një rrezik i madh për punëdhënësit.
Si do të funksionojë integrimi? Si do të paraqiten të gatshëm për integrim punëdhënësit, të cilëve fuqia punëtorë u merret nga autoritetet përkatëse dhe investimet ngelin të kota“, ka përfunduar Petra Cagalj Sejdi.