Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur edhe në pyetjen rreth emrit të ri që u përmend “Maqedonia e Re”.
“Ai është propozim i mediave, nuk kemi arritur deri në atë faze dhe shpresoj se nën ndërmjetësimin e Nimicit do të konfirmohet dëshira e përbashkët për gjetjen e një zgjidhje. Shpresoj se mbledhja e sotme në Bruksel do të përfundojë në atmosferë pozitive”, ka thënë Zaev, njofton Medial.mk.
Ai ka shtuar se sonte do mbledh partnerët e koalicionit për të plotësuar vendet vakante në poste ministrore.
“Sonte pas kthimit në Shkup kam takim me partnerët e koalicionit dhe do jetë i fundit ku dhe do të përcaktojmë emrat që të përmbushen vendet e zbrazëta”, ka thënë Zaev.