Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNdryshimi te fëmija juaj, sinjal që duhet ta çoni te mjeku

Ndryshimi te fëmija juaj, sinjal që duhet ta çoni te mjeku

Çdo situatë kur është fjala për shëndetin e fëmijëve, apo kur është akoma bebe e cila nuk mund të tregojë se çfarë i dhemb, për prindërit është më shumë se traumatike, posaçërisht për ata të cilët për herë të parë janë bërë prindër.
Mirëpo, ndonjëherë janë shenjat të cilat tregojnë që ekzistojnë probleme të caktuara shëndetësore të fshehura dhe vështirë është t’i vëreni.

Prandaj, ne do t’ju paralajmërojmë për disa nga to.

Lexoni në vazhdim se cilat ndryshime te fëmija juaj sinjalizojnë që duhet ta çoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

1. Nëse shfaqet pika në lëkurën e fëmijës e cila është asimetrike, me ngjyrë jo të njëjtë, posaçërisht nëse është më e madhe se 6 milimetra, ose keni vërejtur që ndonjë lyth i mëhershëm është rritur, patjetër duhet ta çoni te mjeku. Duke pasur parasysh që kjo nuk është simptomë e cila shkakton dhembje apo ndonjë sensacion tjetër, është me rëndësi që rregullisht t’ia kontrolloni lëkurën fëmijës suaj.

2. Rënia e flokëve – nëse vëreni që flokët e fëmijës suaj po rrallohen, apo madje po shfaqen edhe shenja në lëkurën e kokës, shkaktari i saj gjithsesi është në vetë organizmin. Pra, për të zbuluar për çka është fjala, është e nevojshme që fëmijën e vet ta çojë te pediatri. Në praktikën mjekësore është treguar që shkaktari më i shpeshtë është mungesa e vitaminave, mirëpo gjithsesi duhet të konstatohet gjatë kontrollit.

3. Pastaj, oscilimet e shpeshta në ndryshim të disponimit dhe acarimit apo të humbjes së interesimit të fëmijës si edhe zvogëlim të apetitit apo gjumë të keq – të gjitha këto janë shenja që tregojnë që do të duhej ta çoni fëmijën te mjeku.

4. Gropë e butë dhe butësia në një pjesë të kokës së bebes është normale për foshnjat e sapolindura dhe me kalimin e kohës do të mbyllet, mirëpo nëse vëreni që bebes i është rritur koka, duke pasur parasysh që ajo është një ndër simptomat tipike për sëmundje të caktuara, patjetër duhet ta dërgoni te mjeku specialist.

5. Probleme me të dëgjuarit – nëse fëmija juaj nuk reagon gjithherë kur i flisni diçka, aq më parë nëse i drejtoheni me emër, kjo nuk do të thotë që qëllimisht ju injoron dhe që është i painteresuar, por që ka problem me dëgjimin. Për ta eliminuar këtë dilemë, çojeni te mjeku.

6. Nëse fëmija juaj është tepër i etur, dhe nëse pothuajse çdo 15 minuta kërkon nga ju ujë, kjo është shenjë që mbase ekziston ndonjë problem i caktuar.

7. Gërhitja – nëse vëreni që fëmija juaj gërhet zëshëm, patjetër çojeni te mjeku, sepse kjo është simptomë klasike e cila tregon probleme me frymëmarrjen. Shpresojmë që këto sugjerime do t’ju ndihmojnë që të identifikoni të gjitha situatat të cilat potencialisht mund ta rrezikojnë shëndetin e fëmijës suaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!