Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilloi bora të bie , ia nisi në Mavrovë dhe Kodra e...

Filloi bora të bie , ia nisi në Mavrovë dhe Kodra e Diellit

Filloi bora të bie , ia nisi në Mavrovë dhe Kodra e Dielli
Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore dhe jug-perëndimore të shtetit, ndërsa në pjesët tjera rrugët janë kryesisht të thata. Reshje të dëborës vërehen në Kodrën e Diellit. Në Mavrovë ka reshje të shiut dhe borës, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) kërkon nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes të posaçëm duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin në gryka dhe ngushtica mali, pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments