Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiGrupi Vullnetar i Frëngovës, që bën punë të mrekullueshme për vendin e...

Grupi Vullnetar i Frëngovës, që bën punë të mrekullueshme për vendin e tyre

Nuk ka kënaqësi më të madhe ku bën gjëra të mira për fshatin ku ti je rritur dhe jeton, thonë nga grupi vullnetar i Frëngovës së Strugës, të cilët me punën dhe dëshirën e tyrë të madhe nuk i ndal as shiu dhe bora, kur bëhet fjalë që të bësh vepra të mira për fshatin e tyre, shkruan Struga Ekspres. Grupi Vullnetar i Frëngovës bashkë me djelmoshat e rinj përfunduan shumë punë me sukses kudo nëpër fshat, përpara shkollës fillore të Frëngovës, rregullimin e parkut, shtruarjen e pllakave si dhe rrethimin me mur mbrojtës te gjithë pjesës përpara. Grupi “Vullnetar” me ndihmen e fshatit do vazhdoj me realizimin e projekteve tjera për një Frëngovë më të bukur dhe me të pastër. Ata falenderojnë banorët që mbështesin ne realizimin e projekteve të tyre.Kujtojmë se Grupi Vullnetar, kujdeset për ujësjellësin e Frëngovës,rrethimin e rrugëve me mure mbrojtëse, pastrimin e rrugëve dhe shumë kontribute të tjera që frëngovarët kanë nevojë.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments