Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇfarë po ndodh me ministrinë e shëndëtësisë?

Çfarë po ndodh me ministrinë e shëndëtësisë?

Ministria e Shëndetësisë ka hyrë në muajin e dytë pa udhëheqës. Edhe 40 ditë pas zgjedhjes së Arben Taravarit për kryetar të Komunës së Gostivarit, ende nuk është zgjedhur ministri i shëndetësisë, për shkak të pazareve politike mes partnerëve të koalicionit.
Fillimisht BDI kërcënonte se nuk do të votojë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët për postin e ministrit të shëndetësisë, por më pas LSDM shprehi ambicie për të marrë këtë dikaster. U përfol shumë edhe për mundësinë e largimit të Aleancës nga koalicioni qeveritar, por këto zëra u shuajtën pas konfirmimit të partnerëve të koalicionit se partia e Ziadin Selës mbetet në Qeveri. Por çështja e cila tani duket se zvarritë zgjedhjen e ministrit të ri të shëndetësisë është ndarja e resorëve, gjegjësisht caktimi i dikasterit që do t’i takojë Aleancës. Ende mbeten gjasat që kësaj partie t’i mbetet shëndetësia, por në rast se ky dikaster i kalon LSDM-së, atëherë Aleancës pritet t’i jepet një ministri tjetër me peshë të njëjtë. Dy ministritë më të përfolura që janë në tryezën e bisedimeve janë ajo e shëndetësisë dhe ministria për transport dhe lidhje. Njërën prej tyre pritet ta drejtojë kuadër I Aleancës për Shqiptarët, por kohëve të fundit flitet edhe për njërin nga postet e zëvendës kryeministrit.

Vetë kryeministri Zoran Zaev disa herë radhazi premtoi se kjo temë do të mbyllet brenda disa ditëve. Fillimisht u paralajmërua se ministri i ri i shëndetësisë do të zgjidhej deri në fund të muajit të kaluar, ndërsa një javë më parë vetë Zaev tha se për disa ditë do të zyrtarizohen emrat e ministrave të rinj.

Përveç ministrit të shëndetësisë, Kuvendi do të duhet të votojë edhe për zëvendësuesin e Ramiz Merkos në postin e ministrit pa resor të angazhuar për investime të huaja, si dhe atë të zëvendës ministrit për arsim. Por zgjedhja e tre funksionarëve në pushtetin ekzekutiv ende nuk duket të jetë afër epilogut, pasi as nga Qeveria dhe as nga partia më e madhe në pushtet LSDM nuk ka asnjë sinjal nëse emrat e propozuar janë pranuar dhe kur të njëjtit do të procedohen në Kuvend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!