Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNuk pranohen amendamentet e BESËS për ndërtimin e çerdheve në Strugë

Nuk pranohen amendamentet e BESËS për ndërtimin e çerdheve në Strugë

Në vazhdimin e seancës së Komisionit kuvendor për Financa dhe Buxhet, shumica parlamentare nuk ka pranuar amendamentet e deputetëve të Lëvizjes BESA, për ndërtimin dhe rinovimin e çerdheve në vendbanimet shqiptare që nga Struga dhe deri në Kumanovë. Në njërin nga amendamentet e propozuara, deputeti Rexhep Memedi, deklaroi se kërkojnë ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Strugë, pasi në këtë komunë mbi 300 fëmijë mbesin jashtë kopshteve.

Rexhep Memedi, Lëvizja BESA

“Bëhet fjalë për dy baraka që funksionojnë si çerdhe për fëmijë, ku procesi edukativo-arsimor zhvillohet me kushte të improvizuara, bëhet fjalë për objekte të amortizuara. Dhe me këto mjete ne propozojmë që të ndërtohet një objekt i ri ku vërtetë fëmijët do të kenë kushte adekuate për të ndjekur procesin edukativ dhe arsimor. Nga informatat që kemi ne në këto çerdhe mësojnë diku 540 fëmijë, ndërsa edhe 300 fëmijë ngelen jashtë çerdheve për shkak të kushteve”.

Të njëjtin mendim, në lidhje nevojën për ndërtimin e çerdhes në Strugë e ndau edhe deputeti Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët, sipas të cilit, ky problem është akut.

Syrija Rashidi, ASH

“Shifrën që e tha kolegu është e saktë se atje ka mbi 500 fëmijë të pranuar ndërsa në listën e pritjes janë mbi 100 fëmijë që presin. Nevoja është urgjente, është akute. Kurse sa për informacion në bisedim edhe me zëvendësministrin e punës dhe politikës sociale, po bëhen përpjekje maksimale që kjo çështje për Komunën e Strugës të zgjidhet dhe besoj që shumë shpejtë do të zgjidhet me ndërtimin ose mbindërtimin e hapësirave për fëmijë në çerdhet ekzistuese të komunës së Strugës”.

Por Zëvendësministrja e Financave, Shyrete Elezi, tha se Komunat duhet të aplikojnë në thirrjet e Qeverisë me projekte konkrete për ndërtimin e Kopshteve të reja dhe krijimin e kushteve për fëmijët.

Shyrete Elezi, zv/ministre e Financave

“Ka thirrje të re në fund të muajit dhjetor, për ndërtim mbindërtim apo zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të çerdheve. Pra përmes projekteve konkrete inkurajojmë të gjithë kryetarët e komunave t’i ndjekin këto thirrje të nivelit qendror dhe të konkurrojnë me projekte konkrete”.

Komisioni parlamentar për Financa dhe Buxhet sot përfundon shqyrtimin e amendamenteve të parashtruara për propozim buxhetin e Qeverisë për vitin 2018. Shumica parlamentare pranoi vetëm dy amendamente të deputetëve të Lëvizjes BESA dhe katër amendamente të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!