Një qen endacak disa herë i ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në Aerodrom. Gjashtë rastet janë denoncuar në Stacionin policor Aerodrom, ndërsa për qenin është raportuar në shërbimin Shinter, shërbim për marrjen e kafshëve të rrugës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se mbrëmë prej orës 22 deri në orën 02 pas mesnate në Stacionin policor Aerodrom janë denoncuar gjashtë ngjarje për persona të kafshuar prej qenve të cilat kanë ndodhur në rajonin e lagjes Aerodrom midis bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “ASNOM”.
Bëhet fjalë për gjashtë persona prej të cilëve dy gra të moshës prej 40 dhe 44 vjeç dhe katër fëmijë të moshës prej 10 deri në 14 vjeç.
Sipas denoncimit në polici qeni në mënyrë agresive i ka sulmuar të gjithë personat duke u shkaktuar lëndime nga kafshimi.
Nga SP Aerodrom për rastin është raportuar shërbimi Shinter.