Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHeroi që shpëtoi Ziadin Selën” po kërkohet nga policia maqedonase, po pse?

Heroi që shpëtoi Ziadin Selën” po kërkohet nga policia maqedonase, po pse?

Po e shfleton librin “Dhoma 334”, në të cilin përshkruhet vepra e Fetah Alimit në shpëtimin e Ziadin Selës.

Bashkëshortja e tij, do ta dijë se pse Fetahu kërkohet nga policia për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Në mëngjesin e hershëm të 28 nëntorit policia bastisi shtëpinë e tyre në fshatin Orizarë të Kumanovës. Sipas saj, policët i kanë thënë se bastisja është bërë për armë dhe drogë dhe kanë urdhër arrest për Fetah Alimin. Duke mos gjetur atë në shtëpi, ajo thotë se kanë marrë celularët të vjetër.

Nurija thotë se Fetahu nuk është duke u fshehur, por për arsye familjare ka shkuar jashtë shtetit, madje para dy muajsh ka kaluar përmes kufirit të Tabanocës, dhe se do të kthehet me këshillë të avokatëve.

“Nëse kërkohet për atë që e ka shpëtuar Selën, Fetahu është plotësisht i pafajshëm. Pra, nëse për ndihmën që i ka dhënë Zijadin Selës, sipas tyre është gabim, atëherë për ata kjo qenka vepër absurde. Tjetër gjë të keqe nuk ka bërë, madje Fetahu ka qenë i rrahur atë natë. Ai rreth 20 minuta ka qenë pa vetëdije në sulmet e 27 prillit në Kuvend”, tha Nurije Alimi, Bashkëshortja e Fetahut.

Në muajin maj, nga MPB, ai ishte suspenduar nga puna me arsyetimin se nuk ka qenë në krye të detyrës. Por, Nurija thotë se Fetahu tani është përjashtuar plotësisht nga puna. Kjo u konfirmua edhe nga policia me arsye se ai është në listën e 35 të dyshuarve për ngjarjet në Kuvend. Ditë më parë, Ministri Spasovski tha se nuk kanë lëshuar flet arrest ndërkombëtarë, sepse sipas tij, të gjithë të dyshuarit janë brenda shtetit.

“Është dhënë urdhri për arrestimin e 35 të dyshuarve, por 12 persona ende janë në kërkim nga policia. Ata me siguri janë në territorin e Maqedonisë. Asgjë më shumë nuk mund të zbulojmë për ta, sepse rasti është në fazën e hetimeve dhe bëhet fjalë për informacione të klasifikuara”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Nga pala mbrojtëse thonë se janë në kontakt më Fetahun, duke pohuar se nuk është në arrati.

Në ngjarjet e 27 prillit, kur turma e protestuesve hyri në Kuvend, Fetah Alimi ishte në detyrë nga Reparti i sigurimit në kuadër të MPB-së. Ai pati deklaruar se ka shpëtuar deputetin Zijadin Sela nga turma, të cilin e kishin rrahur për vdekje. Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion nuk japin informacione se për cilën vepër saktësisht kërkohet Fetah Alimi, por thonë se është në mesin e 6 të dyshuarve, të cilët janë ende të pakapshëm për autoritetet e rendit dhe të hetuesisë./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!