Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiTruqe të shpejta për të mos u dukur se keni qarë

Truqe të shpejta për të mos u dukur se keni qarë

Një gjë e këtillë mund të na ndodhë secilës, qoftë duke shikuar ndonjë film romantik apo jemi duke shikuar ndonjë video reportazh nga ndonjë luftë. Mirëpo kur kjo ju ndodh papritmas përderisa jeni në punë apo derisa ju duhet të shkoni në punë me sy të skuqur nga lotët, më poshtë i keni ca shembuj se çfarë duhet të bëni për të mos u dalluar se keni qarë.

Parandalim para se të qani

E ndjeni se sytë e juaj janë duke u mbushur dhe jeni duke luftuar nevojën për të qarë, por si duket të luftoni këtë ndjenjë e bën çështjen edhe më të vështirë pasiqë krijon tension më të madh në sy dhe i bën më të skuqur dhe të enjtur. Kur keni nevojë të qani është më mirë që të largoheni nga njerëzit, të shkoni në tualet ku mund të jeni e vetme në këtë moment emocional.
Derisa qani

Derisa qani duhet të shmangeni nga fërkimi i syve pasiqë mund të skuqen, si dhe të mos harroni të merrni frymë përmes gojës pasiqë hunda veçmë është e bllokuar. Kur dëshironi ti fshini lotët, përdorni faculeta të buta.

Ruajeni makijazhin

Nëse jeni duke mbajtur makijazh, shmanguni nga fërkimi i saj që të evitoni katastrofë natyrale në fytyrën tuaj. Nëse përdorni maskara rezistente ndaj ujit, jeni me fat.

Spërkatje me ujë të ftohtë

Spërkatja e ujit të ftohtë në fytyrën tuaj ndihmon në largimin e skuqjes dhe ënjtjes në fytyrë. I ftohti ndihmon në tkurrjen e enëve të gjakut, me çka e largon ënjtjen dhe skuqjen,

Hunda e kuqe

Nëse hunda e juaj është e kuqe pasi të qani, mos e prekni. Pas disa minutave do të kthehet në ngjyrën e zakonshme.

Letër thithëse

Të mbani letra thithëse mund t`ju shpëtojë jetën, do të thajë lotët si dhe do të pastrojë makijazhin e shkatërruar prej tyre.

Nëse nuk keni ndonjë nga këto produkte afër, është mirë të pajtoheni me fytyrën tuaj të pasvajit. Shpurpuritni flokët, qeshuni dhe merrni frymë thellë, kështu do të dukeni sikur keni qenë gjatë jashtë në erë të fortë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!