Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëZvicerania zbulon pas 18 vitesh se është shqiptare, kjo është historia e...

Zvicerania zbulon pas 18 vitesh se është shqiptare, kjo është historia e saj

Karin Dubler është një vajzë e re, e cila në moshën 18-vjeçare mësoi se origjina e saj e vërtetë është nga Kosova.
Asaj iu tha në moshë madhore se prindërit biologjikë janë shqiptarë të Kosovës, të cilët e dhanë për adoptim dy ditë pasi vajza erdhi në jetë.

Karin mësoi gjithashtu se emri i saj i parë, përpara se prindërit ta japnin në adoptim, ishte Laura Rushiti.

Çifti zviceran Erich dhe Erika Dubler e adoptuan vajzën në Reichenberg të Kantonit Schëyz ndërsa prejardhjen e saj të vërtetë ia zbuluan vetëm kur ajo mbushi moshën madhore.

Në këtë aventurë Karina shoqërohet nga babai i saj adoptues, Erich-u. As ai nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës.

Ata udhëtojnë me tren, autobus, me kuaj dhe me taksi nga kryeqyteti Prishtina deri në Alpet Shqiptare, nga Prizreni në Mitrovicë, në qytetin e lindjes të prindërve biologjikë të Karinës.

Atje vajza përjeton një takim që do t’ia ndryshojë përgjithmonë jetën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments