Ramiz Merko kthen pishinën qytetarëve të Strugës
Sot në ambientet e Agjensionin për Rini dhe Sport, u zhvillua një takim pune mes kryetari të komunës së Strugës z. Ramiz Merko dhe drejtorit të Agjensionit për Rini dhe Sport z. Darko Kaevski. Gjatë takimit u bisedua për mundësin e rikonstruimit dhe vënies në funksion të pishinës së qytetit të Strugës.
Drejtori i Agjensionit premtoi se shumë shpejt do të fillohet me rikonstruimin dhe vënien në funksion të pishinës e cila gjendet tek SH. F. Vëllezërit Milladinov. Gjithashtu nga ana e Drejtorit u premtua se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe Agjensionit për Rini dhe Sport do të vazhdojë për ndërtimin e objekteve të tjera rekreative sportive.
Qytetarët e Strugës për një kohë të shkurtër do të kenë një pishinë funksionale ku do të mund të ushtrojnë veprimtari rekreative sportive.
(Komuna e Strugës)