Kabineti qeveritarë i Zoran Zaevit vazhdon të punojë i përgjysmuar edhe pse thuhet se punojnë me kapacitet të plotë, megjithatë mungesa e ministrit të shëndetësisë, ministrit pa resor për investime të huaja dhe zv.ministrit të arsimit duket se po lë një boshllëk të madh brenda qeverisë ndërkohë që në anën tjëtër janë edhe qytetarët ata të cilët e ndiejnë këtë mungesë të plotë të kabinetit qeveritarë, shkruan Zhurnal.mk
Duket se bisedimet e partnerëve të kaolicionit akoma nuk kanë përfunduar edhe pse të gjitha partitë që janë pjesë e saj thonë se janë në fund të bisedimeve, ndërkohë që kryeministri Zaev pret kthimin nga SHBA të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili ka qëndruar atje për disa takime të rëndësishme por edhe për disa vizita mjekësore të rekomanduara nga stafi mjekësorë, e me gjasë Sela nga atje pritet të kthehet më 8 dhjetor.
Me kthimin e tij, Zaev pritet që të përfundojë edhe bisedimet për plotësimin e vendeve vakante në qeveri, një proces ky shumë i stërgjatur, gjë që linte për të dëshiruar se mes partnerëve të kaolicionit ka ‘krisje’, kjo për shkaqe të ndryshme përfshirë këtu edhe fjalimet ofenduese gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, e që nga njëra anë ishte bërë ajo e nga pala tjetër kërkohej kërkimfalje, gjë që nuk ndodhi deri më sot e nuk dihet nëse do të ndodhë.
Megjithatë, burimet e Agjencisë së lajmeve Zhurnal flasin se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës mirëpo partia e Selës do e humbë dikasterin e shëndetësisë, ndërsa si shkëmbim për këtë do e marin një post të zv.kryeministrit. Këtë post pritet që ASH ta merr nga LSDM, e jo sipas asaj që shkruhej në media ditë më parë se ASH do merr dikasterin e eurointegrimeve.
LSDM për momentin ka 3 zv.kryeministra, Koço Angjushel, Radmila Shekerinska dhe Oliver Spasovski (dy të fundit edhe ministra, njëri i brendshëm dhe tjetra e mbrojtjes), e që Zaev pritet që njërin prej tyre t’ia falë partisë së Selës e në anën tjetër të merr ministrinë e shëndetësisë, e për emrin e ministrit të mundëshëm në këtë dikaster Zhurnal.mk shkroi ditë më parë. Krahas një posti të zv.kryeministrit, Aleanca për Shqiptarët do të merr edhe ministrinë pa resor që drejtohej nga Ramiz Merko, me çka do të neutralizohet edhe mllefi i ASH-së.
Burime të njejta të Agjencisë së lajmeve Zhurnal thonë se edhe ministria e drejtësisë pritet të kalojë në rradhët e LSDM-së, post ky që drejtohet nga kuadër i BDI-së, ndërsa kjo e fundit në këmbim të këtij ndrimi ‘lufton’ që të merr dikasterin e arsimit të cilin e ka drejtuar në qeverinë e kaluar.
Ndërkohë që i palëvizshëm thuhet të jetë diaksteri që drejton RDK-ja, ministria e pushtetit lokal që i takon partisë së Vesel Memedit.
ASH me këtë rast do ketë dy pozicione ministrore (një zv.kryeministër dhe një ministër pa resor), ndërsa BDI do të vazhdojë të ketë (dy zv.kryeministra dhe tre ministra atë të ekonomisë, ekologjisë si dhe nëse e merr dikasterin e arsimit për të cilin po këmbëngulë në këmbim të drejtësisë).