Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa sa persona të paaftë për punë marrin para nga Zvicra

Ja sa persona të paaftë për punë marrin para nga Zvicra

Fushata e nisur sot në Bazel me titullin “I padukshëm – irritimi në të zezë” ka për synim të luftojë kundër frikës dhe stigmatizimit. Vetëm rreth 7 për qind të hendikepeve janë të dukshme.
Afërsisht çdo i pesti person në Zvicër, (ose rreth 1.8 milionë veta) jeton me aftësi të kufizuar. Shpesh ndodh që këta persona të fshehin hendikepin e tyre, në veçanti në punë. Fushata e nisur sot në Bazel me titullin “I padukshëm – irritimi në të zezë” ka për synim të luftojë kundër frikës dhe stigmatizimit. Vetëm rreth 7 për qind të hendikepeve janë të dukshme, shkruan SDA.

Ekspozita e fushatës së përmendur do të jetë e hapur në Bazel deri më 10 dhjetor ndërsa pastaj ajo do të prezantohet në një numër qytetesh tjera të Zvicrës.

Njerëzit me aftësi të kufizuar në Zvicër diskriminohen shpesh me rastin e kërkimit të punës, ka shkruar presidentja e federatës, Doris Leuthard me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Njerëzve me aftësi të kufizuara. Por, ka shtuar ajo, puna është e rëndësishme për të pasur nnjë jetë të mëvetësishme dhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore.

Organizata që përfaqëson kategorinë e përmendur “Pro Infirmis” konisideron se mbrojtja nga diskriminimi është shumë e dobët, transmeton albinfo.ch. Në tregun e rregullt të punës ofrohen tepër pak vende pune margjinale, ose të përshtatshme për njerëzit me aftësi të kufizuar. Ndërsa ata persona nga kjo kategori që punojnë në programet për punësim, marrin paga të ulëta dhe mbeten të punojnë brenda rrethit të njëjtë gjegjësisht të paintegruar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!