Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMjegulla rrezikon komunikacionin në Strazhë dhe Pletvar

Mjegulla rrezikon komunikacionin në Strazhë dhe Pletvar

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 30 deri 50 metra mëngjesin e sotëm është vërejtur në qafat malore Pletvar dhe Strazhë. Në rrugën magjistrale Dellçevë – M, Kamenicë ka rrëshqitje të dheut, ndërsa qarkullimi zhvillohet i devijuar.
NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në vend ka reshje të dobëta të shiut.

Në akse të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla. NP Rrugët e Maqedonisë apelon në ngarje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë. Ekipe të tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments