Meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje, posaçërisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, me ç’ka vendi dita e tretë me radhë do të përfshihet nga reshjet e shiut, i cili veçmë ka shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve dhe e vështirësoi komunikacioni në disa akse rrugore.
Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike niveli i ujit të lumenjve në vend mbetet i lartë, dalje lokale nga shtrati janë të mundura në pjesën e epërme nga rrjedha e lumit Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, rreth Plasnicës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës së lumenjve Radikë, Drini i Zi, Sateska dhe Lumi i Zi.