Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBanorët e Koroshishtit kanë një shqetësim të madh

Banorët e Koroshishtit kanë një shqetësim të madh

Banorët e fshatit Koroshisht-Strugë, shprehen të shqetësuar për numrin e madh të qenve endacak që ka ky vendbanim.Disa banorë të këtij fshati tregojnë për Struga Ekspres se janë shumë të shqetësuar për fëmijët e tyre pasi ata kur nisen në mëngjes për në shkollë hasin në një numër të madh të qenve endacak që rrezikojnë të sulmojnë fëmijët dhe se mund të ndodh më tragjikja.

Ata kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia lokale në Koroshishtë që në bashkëpunim me Komunën e Strugës të marrin masat e duhura për të larguar qentë endacak nga rrugët e Koroshishtit dhe se fëmijët të lëvizin lirshëm kur shkojnë në shkollë në orët e hershme të mëngjesit,njofton Struga Ekspres.

“Unë femijën tim e kam në klasën e 6-të dhe çdo mëngjes e shoqëroj për në shkollë sepse nuk dua që fëmija te ndjehet e rrezikuar nga qentë endacak.Ndodh që me dhjetra qenë të lëvizin nëpër rrugët e Koroshishtit.Rrezikojmë ne të mëdhenjtë e jo më të vëgjêlit.Ne si prindër i bëjmë apel B.L.Koroshishtë dhe komunës së Strugës që të evitojnë këtë problem sepse mund të ndodh më e keqja”,tregon i shqetësuar për Struga Ekspres një prind i një fëmije nga fshati Koroshishtë.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments