Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKapen dy shqiptar në Zvicër duke punuar në të zezë

Kapen dy shqiptar në Zvicër duke punuar në të zezë

Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe.
Gjatë kontrollimit që ka bërë në regjionin e Zofingenit, Policia e Kantonit të Aargaut ka kapur tre persona duke punuar në të zezë. Po ashtu janë konfiskuar një numër automatësh ilegalë të lojërave të fatit dhe para të gatshme, shkruan sda.ch.

Policia kishte vënë në fokus të saj gjashtë lokale. Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe, transmeton albinfo.ch. Siç u pa ndërkohë, bëhej fjalë për dy kosovarë që po qëndronin ilegalisht në vend dhe po punonin pa letra. Njëri prej tyre ishte i dënuar që më parë me ndalim hyrjeje në Zvicër dhe tashmë po mbahet në burg.
Po atë natë, policët në një klub turk kanë gjetur një grua nga Bosnja e cila punonte si kameriere, pa dokumente pune.

Punëtorët në të zezë dhe drejtuesit e lokaleve janë paditur. Ata do të përgjigjen, sipas fushës së kompetencës që u takojnë, nga Komisioni Federal për lojëra fati ose nga Prokuroria Publike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!