Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA, fton gjithë qytetarët të cilët nuk e dinë gjendjen e tyre të bëjnë HIV test në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t’i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara, transmeton Express.
“Në periudhën prej vitit 1987 deri në vitin 2017, nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me infeksionin HIV është 338, derisa numri i personave të vdekur që si shkak kanë pasur lidhshmërinë me SIDË-n, është 83. Pjesa më e madhe e infektimeve ka ndodhur nëpërmjet marrëdhënieve të pambrojtura seksuale. Në këtë moment, në Shtëpinë e shëndetit publik në Klinikën Universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile me terapi antiretrovirusale mjekohen 190 pacientë”, tha Elizabeta Bozhinoska, koordinatore nga Asociacioni HERA.
Sipas Bozhinovskës, Republika e Maqedonisë obligohet t’i jep fund epidemisë HIV, si problem shëndetësor publik deri në vitin 2030. Gjithashtu obligohet që me deklaratën politike për HIV dhe Sidë të dhënë në Kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që deri në vitin 2020 të arrijë qëllimin 90-90-90, përkatësisht 90% nga përqindja e pacientëve që jetojnë me HIV ta dinë statusin e tyre, 90% të vendosen në terapi antiretrovirusale dhe 90% nga ata që marrin terapi të kenë kontrollim të suksesshëm të infektimit.